Pamje rrëqethëse nga Infektivi: Nëna e intubuar në spital, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje

schedule09:34 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:34 - 15 Korrik, 2020

Pamje rrëqethëse nga Infektivi, aty ku bëhet beteja më e fortë mes jetës dhe vdekjes, për shpëtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me ndjekësit e saj një foto shumë prekëse nga terapia intensive, ku një grua është e intubuar, në luftë për jetën. Në ditën e saj të lindjes, fëmijët i kanë dërguar një tufë lule, në pamundësi për ta parë.

Mesazhi i Manastirliut:

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv??
Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!
‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!
?#VendoseMaskën
#ShpëtoJetë??

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!