Pamje nga përplasja me armë në Itali, dy shqiptarë të vrarë, ndalohet një person

schedule22:15 - 9 Mars, 2024

schedule 22:15 - 9 Mars, 2024

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur në Frosinone të Italisë.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat e huaja, përplasja me armë ka ndodhur në një lokal, mes mes shqiptarëve dhe disa marokenëve.

Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me breshëri drejt shqiptarëve. Një prej tyre 22 vjeç mbeti i vdekur në vend, ndërsa një tjetër shqiptar ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra. Dyshohet se përplasja ka ndodhur për larje hesapesh pasi dyshohet se ishin të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës dhe prostitucionit.

 VIDEO  Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat italiane, viktima ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë.

Sipas mediave italiane një person është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!