Pas shirave të mëdha që përfshinë Australinë Veriore për gati një javë, janë krijuar ujëvara mahnitëse në shkëmbinjtë e “Qendrës së Kuqe”.
Videot dhe fotot janë bërë virale në rrjet ku uji zbret poshtë përmes shkëmbinjve të ndritshëm si të ishte ujëvarë.
Kjo është një nga ngjarjet më të rralla në Australi, duke qenë se reshjet e shiut janë të pakta. Pas shiut të madh, qeveria australiane shpalli katastrofën natyrore, sepse u shkaktuan përmbytje dhe mijëra njerëz u detyruan të evakuohen./e.b-abcnews.al