Një digë u shemb pjesërisht ditën e djeshme, si pasojë e përmbytjeve në Norvegji. Incidenti ndodhi në hidrocentralin Brasksreidfoss që ndodhet në brigjet e lumit Gloma, më i madhi në vend.
Sipas Reuters, gjeneratorët e digës ndaluan së punuari për shkak se qendra e kontrollit u përmbyt, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të digës.
Më shumë se 3,000 njerëz në vend janë zhvendosur këtë javë pasi nivelet e ujit të lumenjve tejkaluan nivelet 50-vjeçare, ndërsa shumë shtëpi dhe biznese u përmbytën nga shirat e dendur ose u dëmtuan rëndë nga rrëshqitjet e dheut.
A mobile home in Norway was washed away in severe flooding as Storm Hans battered parts of Scandinavia and the Baltics for several days. pic.twitter.com/hwc6btz6u7
— CBS News (@CBSNews) August 9, 2023
Rrugët kryesore të vendit janë mbyllur për 24 orët e mëparshme, ndërsa janë anuluar edhe linjat e shumë linjave hekurudhore në jug të vendit. Kryeministri i vendit, Jonas Gar Stere, paralajmëroi se priten më shumë përmbytje në ditët në vijim, veçanërisht në zonat e ulëta pranë bregdetit.
Norway is hit by worst floods in decades as country's largest river dam partly collapses, releasing water through a breached structure pic.twitter.com/j81NbZIrzl
— TRT World Now (@TRTWorldNow) August 9, 2023
/abcnews.al