Paloka: Ramën e kanë braktisur edhe socialistët, më 25 prill votojmë për ndryshimin

schedule18:51 - 29 Mars, 2021

schedule 18:51 - 29 Mars, 2021

Fushata elektorale për Partinë Demokratike duket se ka nisur pozitivisht me pritjen që qytetarët po i bëjnë kandidatëve në Qarkun e Durrësit, ku duket se

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka dhe dy kandidatët Andia Ulliri dhe Aulon Kalaja ditën e sotme kanë zhvilluar takime në Fushë-Krujë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar kryeministri Rama, ndërsa shtoi se sipas tij kjo u reflektua dhe në hapjen e fushatës elektorale.

“Nuk ishte i braktisur dhe i vetëm mbrëmë Edi Rama, sepse siç u përpoq ta justifikonte, është nga ata që zbaton rregullat. Dhe ne u kërkuam qytetarëve që hapjen e fushatës ta ndiqnin nëpërmjet mediave, sepse të tilla ishin rregullat. Një pjesë e juaja  na kërkuan të vijnë në Tiranë dhe u thamë jo, sepse këto janë rregullat dhe duhet të zbatoheshin, por nuk i ndalje dot qytetarët. Prandaj u mblodhën, për të treguar se tek Partia Demokratike shohin shpresën.

Askush nuk do t’i ndalte as socialistët nëse do e shihnin me shpresë Edi Ramën, por qytetarët kalonin dhe e shihnin me indiferencë, ishin aq pak se i kanë braktisur dhe vetë socialistët. Socialistët e dinë tashmë që me Ramën jo mandat të tretë, por edhe tre orë më shumë janë fatkeqësi për shqiptarët. Beteja jonë është me një qeveri që për 8 vite nuk bëri asnjë gjë për shqiptarët, por përkundrazi, u kthye në problemin më të madh të qytetarëve.

Ikën të gjithë peshkarexhat nga porti në shenjë proteste dhe e lanë Ramën si peshku pa ujë, u detyrua t’i thotë Gjergj Lucës më sill peshkarexhat nga Shëngjini, që të bënte takimin, e braktisën të gjithë, sepse ka 8 vite që i mashtron, me këtë përballemi me 25 prill”, tha Paloka.

Në fund të takimit Paloka u premtoi banorëve të Fushë Krujës se Partia Demokratike do të punojë që t’u kthejë normalitetin, qetësinë dhe integrimin e Shqipërisë në Europë, ky i fundit proces i ndërprerë nga Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!