Paloka: Rama duhet t’i paguajë vetë dëmet që ju ka shkaktuar shqiptarëve

schedule20:49 - 6 Janar, 2021

schedule 20:49 - 6 Janar, 2021

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar sërish me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe: Media belge: Konfiskohen honoraret e Shqipërisë në Eurocontrol për llogari të Becchettit

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Paloka shkruan se i vetmi që duhet të paguajë për dëmin që i ka bërë qytetarëve shqiptarë është vetë kryeministri.

Ndërsa shton se qytetarët nuk mund të vazhdojnë të paguajnë taksa për tekat e kryeministrit.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të paguajmë për tekat e Ramës! Gjithë dëmet që ju ka bërë shqiptarëve në këto vite duhet t’i paguajë ai “, shkruan Paloka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!