Paloka: Rama duhet të tërhiqet nga “Open Ballkan”

schedule19:59 - 11 Prill, 2022

schedule 19:59 - 11 Prill, 2022

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, dhe konferencën e tij të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Shcolz.

I ftuar në “Radari Informativ”, Paloka tha se Rama duhet të tërhiqet nga “Open Ballkan”, passi ky projekt i shërben Serbisë dhe dëmton Shqipërinë dhe Kosovën.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Pak më parë pamë Ramën me kancelarin gjerman, që flisnin për integrimin europian, por dhe procesin e Berlinit?

Paloka: Gjermania ka qenë gjithmonë nga vendet që ka orientuar jo vetëm Shqipërinë por dhe politikën Europiane. Ka kaq kohë që Rama përpiqet të faktorizojë nismën e tij dhe të Vuçiç për Open Ballkan. E dini ju që ky i famshmi Open Ballkan nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar, ku të skicohet se çfarë është Open Ballkan. Ky flet gjithë kohën për Open Ballkan, që i intereson Serbisë, minimnalisht Rama duhet të ishte tërhequr pasi luftës në Ukrainë. Marrëveshja po të ekzistonte duhet të vijë të ratifikohet në parlament.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!