Paloka: Programi i Ramës tullumbace, e ka mbushur Shqipërinë me aeroporte

schedule19:15 - 19 Mars, 2021

schedule 19:15 - 19 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar një takim me banorët në zonën Arapaj ku ashtu sikur pritej, ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. “Kam një përshëndetje për të gjithë ju që për 30-vite keni kontribuar për Partinë Demokratike dhe të ardhmen e këtij vendi.

Qeveria e Ramës për 8-vite na la në vend-numëro, duke mos ecur asnjë hap as në shëndetësi, as në ekonomi, as në arsim, por përkundrazi na ka kthyer pas. E kaluam një moment atë që do ta quaja “renditje e turpit” si vendi më i varfër në Europë, ndërsa qeveria Rama na ktheu aty ku ishim, por kjo nuk është thjeshtë çështje renditjeje dhe nderi, këtë ne e vuajmë çdo ditë.”

Paloka gjithashtu preku dhe temën e largimit të të rinjve dhe shqiptarëve drejt vendeve të Eurpës njëlloj si në vitet ’90 për shkak të varfërisë. Paloka e cilësoi programin e qeverisë Rama, si një program tullumbac që lëshohet gjatë zgjedhjeve, një program pa fantazi ku premtohen vetëm aeroporte.

“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbace. I mungon fantazia dhe premton aeroporte kudo që shkon, e ka mbushur Shqipërinë me aeroporte”. Në përfundim të fjalës, Paloka e quajti fitoren si hapin e parë të ndryshimit dhe se më tej duhet t’u jepet zgjidhje qytetarëve për problemet e shkaktuara nga Rama./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!