Paloka: Pas 30 vitesh shqiptarët sërish largohen, në këto 8 vite nuk është bërë asgjë

schedule19:47 - 31 Mars, 2021

schedule 19:47 - 31 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i qarkut Durrës, Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në zonën e Manzës, ku edhe prezantua kandidatja e zonës Manjola Luki.

Gjatë komunikimit të tij me banorët e zonës, Paloka preku dhe shqetësimin e emigrimit, duke theksuar edhe gjendjen e mjeruar në të cilën sipas tij ndodhet Shqipëria

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk din ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit”, tha ai.

Në fund të takimit Paloka nuk harroi të tregojë mbështetjen e tij për familjet dhe shqiptarët të cilët tashmë do të kenë nevojë për zgjidhjen e problemeve që i janë shkaktuat nga keq-qeverisja e Ramës këto 8-vite.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!