Ndërkohë që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë rreh dy orë me gazetarët nuk kurseu edhe deklaratat për opozitën. Sakaq, nuk ka vonuar përgjigja e Partisë Demokratike.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thekson se është e kuptueshme pse Rama është trembur nga Lulzim Basha, dhe shton se koha e tij ka mbaruar.Sipas Palokës, në 25 prill humbet Rama dhe fiton Shqipëria.
“Është më se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. S’ke faj. Teë ka nxjerrë ashtu siç je para shqiptarëve dhe ndërkombëtare një hajdut dhe bashkëpuntore kriminelesh e përdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqipëria fiton”, shkruan ai.