Paloka në Derven: Dështimi me rindërtimin, pas gati 2 vjetësh njerëzit akoma pa shtëpi

schedule16:36 - 21 Mars, 2021

schedule 16:36 - 21 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka në takimin e tij të radhës në fshatin Derven ka takuar banorët e zonës duke ndjekur nga pranë problematikat e tyre. Paloka e ka quajtur emërues kryesor të çdo problemi, kryeministri Edi Rama dhe atë që ai quan keqqeverisjen e tij këto 8-vite.

“Në këto 8-vite më shumë se ju, nuk e ka provuar askush qeverisjen e keqe, pa asnjë diskutim kjo mund të jetë qeverisja më e keqe në 30-vite pluralizëm. Ky kryeministër jo vetëm u shkakton të zeza shqiptarëve, por pas asaj edhe tallet duke bërë arrogantin. Me këtë do të përballemi me 25 prill, me këtë qeveri, të gjithë kemi mundësinë t’i themi ndal të keqes, e keqja ka një emër, është Edvin Rama dhe me 25 prill i themi ndal kësaj të keqeje.”

Paloka solli në kujtesë premtimet që, sipas tij, Rama nuk i ka mbajtur që prej 2013-ës.

“Sot Rama del dhe u premton shqiptarëve ujë 24 orë. Të njëjtën gjë ka thënë dhe në 2013, madje tha “nëse nuk e realizoij, ejani kërkoni përgjegjësinë tek unë”. Kemi detyrim t’i japim fund dhe t’i themi stop, që pasi të largojmë këtë të keqe, të mund të mendojmë për të ardhmen. Çdo ditë kemi paraqitur pjesë të programit të plotë. Dy nga pikat e këtij plani janë për ju si zonë e prekur nga tërmeti, e cila e ka problem imediat. Kemi dëgjuar Ramën që po iku ai, do të mbeten jashtë njerëzit. Në fakt, jashtë janë tani njerëzit, kanë gati dy vite.”

Paloka përmendi kontratat dhe akt-marrëveshjet e OSHEE, të cilat i quajti kontrata skllavërie, për të cilat “njerëzit duhet të paguajnë edhe kur nuk kanë para”. Ai premtoi se këto kontrata do të fshihen sapo PD të vijë në pushtet dhe se askush nuk do të ketë detyrim të paguajë “borxhe që shtohen borxh pas borxhi”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!