Paloka i kujton Alibeajt marrëveshjen e 5 qershorit: Rama u tall, Kim e duartrokiti

schedule19:44 - 5 Tetor, 2022

schedule 19:44 - 5 Tetor, 2022

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, njëherësh deputet i kësaj force politike, në një lidhje me “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, diskutoi për zgjedhje e ardhshme lokale si dhe komentoi takimet e Presidenti Begaj me përfaqësuesit e partive politike.

Paloka u shpreh se PD sot ka një realitet dhe fakti është që kryetar i opozitës është Berisha. kushdo që përpiqet të krijojë një lider fals të PD-së është jashtë realitetit.  Për sa i përket takimit të Alibeajt me ambasadorët ditën e sotme dhe deklaratës së tij se do të rivendosën marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Paloka i kujtoi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, e cila u nënshkrua në ambientet e Ambasadës amerikane me sigurinë e ambasadores Yuri Kim.

Pjesë nga biseda:

A ka ndonjë rrugëzgjidhje që të dilni së bashku në zgjedhjet e pranverës me grupin tjetër të PD?

Paloka: Ne duhet të njohim realitetin. Ka një realitet të PD sot, nëse ka një sinqeritet që në këto zgjedhje të dalim me kandidat të përbashkët.

Presidenti thirri në takim Enkelejd Alibeajn por edhe Oerd Bylykbashin. Si e komentoni këtë?

Paloka: Presidenti ka bërë një zgjedhje që qëndron brenda logjikës, ndryshe nga shumë të tjerë që përpiqen të krijojnë liderë fals të PD-së. PD ka kryetar sot Sali Berishën. Të hysh në diskutime a duhet të jetë apo jo kryetar Berisha, je jashtë realitetit.  Reforma territoriale dhe zgjedhore janë të dyja shumë të domosdoshme. Nëse ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e lojës së Ramës, duke qenë të vetëdijshëm se ku do të jetë përfundimi…a e tha Taulant Balla se ne nuk lëvizim nga qëndrimi ynë? Shtyrja e territoriales shkon në favor të Ramës.

Alibeaj u takua me ambasadorët ditën e sotme. Ai deklaroi pas takimit që “me apo pa seli, do të rivendosim marrëdhëniet me ndërkombëtarët.” Si e komentoni?

Paloka: Nuk është kjo ajo që më bie në sy, pro diçka tjetër. E harruan kolegët e mi 5 qershorin kaq shpejt. Marrëveshja e 5 qershorit u nënshkrua në ambasadën amerikane, me sigurinë e zonjës Kim, që ajo marrëveshje do shkonte deri në fund. Rama jo vetëm që nuk e çoi në fund, por u tall. Çfarë bëri garantja? Doli dhe duartrokiti Ramën. Çfarë presin? Të tentosh të përsëritësh të njëjtin eksperiment dhe të presës rezultate të ndryshme do të thotë të jesh i pamend. Kolegët e mi nuk besoj se janë të pamend. /Abcnews.al/