Paloka: Do t’i kthejmë Partisë Demokratike rezultatet historike

schedule15:28 - 17 Mars, 2021

schedule 15:28 - 17 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, është një plan i mirëmenduar dhe i detajuar deri në qindarkat e fundit.

“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike’, u shpreh ai.

Sakaq, Paloka tregoi sipas tij edhe vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gjithashtu i siguroi qytetarëve se fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!