Palmer në Shkup: Marrëveshja e Prespës, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

schedule16:35 - 31 Tetor, 2019

schedule 16:35 - 31 Tetor, 2019

Zv/ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer, theksoi në Shkup se Uashingtoni përkrah zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Ai e cilësoi marrëveshjen thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Palmer në Maqedoni shpreh mbështetjen për integrimin evropian të rajonit.

Gjatë tri ditëve të kaluara në Shkup përvec takimeve me krerët shtetëror dhe liderët e partive politike në Maqedoninë e Vetriut, Palmer ka theksuar se ka këmbyer mendime edhe me ambasadorët e dhjetë vendeve të Evropës Juglindore. Në deklaratën pas takimit me Kryeministrin Zaev ai ka theksuar se SHBA, pavarësisht zhvillimeve në Bruksel, mbeten të përkushtuar për integrimin e rajonit në strukturat evropiane.

“Mezi presim që ky vend të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Riafirmuan përkrahjen amerikane për integrimin dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit”.

Lidhur me stabilitetin e Ballkanit, Palmer ka përmendur se Uashingtoni edhe më tej angazhohet për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, që sipas autoriteteve të Shkupit në disa dispozita është cënuar, për shkak të “JO”-së franceze në Samitin e Brukselit.

“Në Shkup jemi takuar me ambasadorët e gjithë rajonit të Ballkanit, për të diskutuar për një spektër të çështjeve rajonale. Ishte një mundësi e mirë për të këmbyer mendime. Mezi pres të kthehem dhe të vazhdojmë konsultimet me miqtë tanë në Shkup”.

Nga Kabineti i Kryeministrit njoftojnë se Zoran Zaevi ka falënderuar diplomatin Palmer për ratifikimin në Senat të protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sic thuhet vendi edhe më tej do të angazhohet në përmbushjen e reformave dhe të kultivojë marrëdhënie të mira ndëretnike e ndërfqinjësore. Partneri i tij i koalicionit Ali Ahmeti i BDI-së, pas takimit me Palmer ka theksuar se bisedat janë fokusuar në eurointegrimet, përmbushjen e Marrëveshjeve të Ohrit e të Prespës dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Morëm garanca të fuqishme nga z.Palmer se SHBA-të ndihmojnë në qarqe diplomatkke por edhe në qendra evropiane se Maqedonia e Veriut meriton fillimin e negociatave dhe i ka përfunduar detyrimet ndaj BE-së.”

Në një komunikatë të shkurtër nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thuhet se Metju Palmer dhe lideri Mickoski e kanë potencuar rëndësinë strategjike të partneritetit të Maqedonisë së Veriut me SHBA-të si dhe nevojën e realizimit të qëllimeve strategjike për proceset integruese të vendit.

Autoritetet në Shkup nuk kanë fshehur kënaqësinë që takimi i Palmerit me dhjetë ambasadorët amerikan është mbajtur pikërisht në Shkup, ku para dhjetë viteve ishte ndërtuar një nga ambasadat më të mëdha të SHBA-së në rajon. /ABC News Albania 24/7