Palmer dhe Varhelyi diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

schedule21:20 - 7 Shtator, 2020

schedule 21:20 - 7 Shtator, 2020

Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer këtë të hënë janë takuar në Berlin, ku kanë biseduar për zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Varhelyi përmes një postimi në Twitter shkruan  se në këtë takim kanë folur në lidhje me efektin e ndërsjellë të marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington dhe punën e BE-së mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ne kemi konsideruar se si të punojmë për zbatimin me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik dhe pajtimit midis Serbisë dhe Kosovës”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin deklaroi se ai kishte një bisedë edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq lidhur me takimet dhe marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se diskutuan punën e mëtejshme të përbashkët të BE, Serbisë dhe Kosovës në bazë të marrëveshjes nga Uashingtoni.

Ndërkohë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dialogu ka vijuar këtë të hënë në Bruksel mes Vuçiç dhe Hotit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!