Pallati iu dëmtua rëndë nga tërmeti, banorët kerkojnë shembjen dhe ndërtimin nga e para

schedule12:00 - 15 Shtator, 2020

schedule 12:00 - 15 Shtator, 2020

Banorët e një pallati 12 katësh në lagjen 18 në Durrës, protestuan para bashkisë pasi nuk kanë asnjë përgjigje çfarë do të bëhet me banesat e tyre.

Sipas tyre pallati pësoi dëme të mëdha nga lëkundjet e forta të tokës në 26 nëntor.

Ata kërkojnë që pallati të shembet e të ndërtohet nga e para. Sipas banorët instituti i ndërtimit duhet të kryej një ekspertizë më të thelluar.

LEXO EDHE: Pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës, banorët çojnë çështjen në SPAK

Gjithashtu këtë të martë banorët e pallatit nr 8, në lagjen 5 të qytetit të Durrësit kanë dërguar çështjen e dëmtimit të banesës së tyre në SPAK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!