47-vjeçari, i cili u arrestua në flagrance si përgjegjës i kazinosë, e cila u zbulua tre ditë më parë në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, u lirua nga qelia.
Bledar Arapi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, e cila pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Eglantina Biba e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Bledar Arapit.
Ndërsa vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ashtu siç kishte kërkuar prokurorja e çështjes, Irena Sufaj, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


