Kur dashuria, tradhtia, iluzionet dhe dëshirat përplasen në të njëjtën godinë, lind një histori që s’të lejon të largohesh nga ekrani.
Filmi i ri shqiptar “Pallati 69”, që vjen premierë më 19 shtator në Kinema Agimi, sjell një rrëfim të pazakontë, të ngjeshur me emocione, humor të hollë dhe realitete që flasin për të gjithë ne.
Në një kat pallati, ku ndodhen tre apartamente, zhvillohen jetët e një grupi personazhesh që ndërthuren mes njëri-tjetrit me një natyrshmëri të frikshme.
“Pallati 69” nuk është thjesht një komedi dramatike, por një pasqyrë sociale ku çdo derë që hapet, fsheh një të vërtetë.
Në studion e “ABC-së së Mëngjesit, aktorët e këtij filmi Albana Ruçi, Ina Nallbani e Andrea Vreto treguan disa nga prapaskenat e pabesueshme të këtij filmi.


