Pallatet e braktisura nga ndërtuesit, Lame: Legalizimi do të vazhdojë

schedule14:25 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 14:25 - 10 Dhjetor, 2022

Qytetarët që kanë blerë apartamente apo dyqane në pallate të braktisura nga ndërtuesit nuk do të penalizohen. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame deklaroi se legalizimet do të vijojnë.

Shembullin e dha nga zona e Kombinatit në Tiranë ku u dorëzoi dokumentet banorëve të një pallati, ndërtuesi i të cilit kishte shkelur lejen dhe kishte lënë procesin në mes.

Ata u vetëorganizuan dhe ndoqën procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës bëri të ditur gjithashtu se në Tiranë po riaktivizohet marrëveshja e lidhur disa vite më parë sipas së cilës bashkia nuk do tu japë leje ndërtimi ndërtueseve që nuk kanë mbyllur procedurat për ndërtimet e kryera me herët.

Synimi i kësaj marrëveshje është nxitja e ndërtuesve të pallateve të çojnë në fund legalizimin për pronat e shitura./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!