Pallat për 2 mln euro, arrestohet Bardhok Pllanaj

schedule20:43 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 20:43 - 3 Dhjetor, 2018

Bardhok Pllanaj është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pas një hetimi disa mujor ndaj tij. Për të ishte dhënë masa arrest me burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.

Pllanaj sipas policisë, prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer Pllanaj më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për pallatin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, dhe që kap vlerën 2 milion Euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!