Palestinezët lëshuan raketën, ushtria izraelite zbulon tunelin në Rripin e Gazës

schedule21:40 - 20 Tetor, 2020

schedule 21:40 - 20 Tetor, 2020

Ushtria izraelite tha të martën se militantët në Rripin e Gazës hapën një tunel të thellë dhjetëra metra që kaloi rrethimin e sigurisë para se të zbulohej nga sensorët nëntokësorë.

Disa orë pas njoftimit, një raketë e gjuajtur nga Gaza u përgjua nga mbrojtja raketore izraelite, tha ushtria. Nuk ka raportime për viktima ose dëme.

Nënkoloneli Jonathan Conricus, një zëdhënës ushtarak, tha se tuneli kaloi në territorin izraelit por nuk përbënte “asnjë kërcënim” për komunitetet izraelite aty pranë dhe se nuk kishte ende një dalje në anën tjetër. Ai tha se trupat do të “neutralizojnë” tunelin në ditët në vijim.

Izraeli ka zbuluar rreth 20 tunele të tilla që nga lufta e vitit 2014 me grupin militant islamik Hamas, i cili sundon Gaza. Militantët palestinezë filluan sulmet vdekjeprurëse përmes tuneleve të tilla gjatë luftës.

Izraeli dhe Hamasi janë përplasur në një numër rastesh që nga lufta e vitit 2014. Një armëpushim informal i ndërmjetësuar nga Egjipti ka sjellë qetësi në këmbim të lehtësimit të bllokadës dhe hyrjes së ndihmës financiare nga shteti i Gjirit të Katarit i pasur me naftë, por luftimet shpërthejnë herë pas here. g.v/abcnews.al