Palestina: Që nga 7 tetori në Gaza janë vrarë mbi 5 mijë njerëz

schedule17:33 - 23 Tetor, 2023

schedule 17:33 - 23 Tetor, 2023

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetet Palestinez ka bërë me dije  se të paktën 5,087 njerëz janë vrarë në Gaza dhe se 15, 273 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.

CNN shkruan se në Bregun Perëndimor të pushtuar, të paktën 95 palestinezë janë vrarë dhe 1,828 janë plagosur nga sulmet.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu paralajmëroi se shumica e spitaleve në Rripin e Gazas janë aktualisht jofunksionale, kjo edhe për shkak të sulmeve.

Spitalet janë drejt kolapsit, duke funksionuar me më shumë se 150% të kapacitetit të tyre. Situatat janë bërë aq të rënda saqë operacionet po kryehen nën ndriçimin e dritave të telefonit, shtoi Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!