“Palestina mbi të gjitha, nuk garoj me izraelitë”, tërhiqet xhudisti algjerian

schedule14:19 - 23 Korrik, 2021

schedule 14:19 - 23 Korrik, 2021

Fethi Nourine është një nga atletët që kishte fituar të drejtën për të përfaqësuar Algjerinë në Lojërat Olimpike të Tokios, që filluan sot dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.

Xhudistin e vuri shorti në raundin e dytë përballë Tohar Butbul, rivalit nga Izraeli. Nourine ka vendosur të mos garojë, duke u tërhequr nga Olimpiada. “Nuk përballem me izraelitë.

Kemi punuar shumë për këtë Olimpiadë, por çështja palestineze është më e rëndësishme se gjithçka tjetër“, është justifikimi i sportistit algjerian.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Nourine: “Nuk kishim fat në short. Fethi duhej të përballej me xhudist izraelit, kjo është arsyeja pse u tërhoq. Mendoj se kemi marrë vendimin e duhur“.

Kjo nuk është hera e parë që xhudisti algjerian vepron në këtë mënyrë. Nourine hoqi dorë edhe nga Botërori i Xhudos së vitit 2019.

Edhe atëherë, shorti e vendosi përballë Butbul, sfidë dhe duel që nuk u zhvillua kurrë dhe nuk ka shanse të zhvillohet ndonjëherë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!