Zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë pritet të takohen në Jordani, në përpjekje për të ulur tensionet ndërsa afron muaji i shenjtë i Ramazanit.
Izraeli konfirmoi se në takim do të marrë pjesë këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit ndërsa pala palestineze do të përfaqësohet nga kreu i shërbimeve inteligjente palestineze dhe këshilltarë të Presidentit Mahmoud Abbas.
Prania e zyrtarëve më të lartë në takim, si edhe delegacioneve nga Egjipti, Jordania dhe Kombet e Bashkuara vënë në dukje krizën e rëndë. Po ashtu, takimi i nivelit të lartë ndodh në një kohë kur tensionet mes palëve janë rritur, pasi palestinezët ndërprenë bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Izraelin.
/abcnews.al