Pakti Rusi-Kore e Veriut/ Krisafi: Të dyja shtetet i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës. Osmani: Pekini nuk e sheh me dashamirësi

schedule21:55 - 14 Nëntor, 2024

schedule 21:55 - 14 Nëntor, 2024

Ekspeti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se me paktin e hekurt Rusi-Kore e Veriut, të dyja shtetet i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Krisafi u shpreh se Rusia do i japë më shumë ndihma Koresë së Veriut, teksa e sheh të papërfillshme ndihmën prej 10 mijë ushtarësh të vendit komunist, për luftën në Ukrainë.

Ndërsa eksperti i gjeopolitikës, Kreshink Osmani deklaroi se Pekini nuk e ka parë me dashamirësi afrimitetit ndërmjet Kim Jong Un dhe Vladimir Putin.

Ledion Krisafi: Kjo është marrëveshje që ka efekt në Evropë dhe Korenë e Veriut. Për momentin janë në zonën e Kurskut. Të dyja shtetet i vijnë në ndihmë njera-tjetrës. Unë nuk mendoj se Putin nuk ka probleme me ushtarët, po përpiqet të ndihmojë ushtarët dhe ushtrinë që ka në dispozicion. Ukraina dhe zona e Kurskut është masakruar. E shoh si një ndihmë. Qëllimi kryesor i Kurskut ka qenë marrja e cenrtalit bërthamor. Ukraina dështoi ta marrë. Mendoj se Rusia mund t’i japë ndihmë Koresë së Veriut.

Kreshnik Osmani: Nga ana tjetër, Pekini zyrtar nuk e sheh me dashamirësi këtë afrimitet, e cila po marketohet nga një pjesë e Perëndimit, veçanërisht amerikanët, sepse synimi strategjik i Pekninit, është që ajo të jetë dominantja në lojën e Azisë Lindore. Ndërsa afrimiteti ndërmjet liderit Kim Jong Un dhe Vladimir Putinit, mund të zbehë, sipas vlerësimit të Peknit, influencën e saj në zonën e Azisë Lindore. Është në këto dilema./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!