Pakti për Universitetin, Kushi prezanton studenten ekselente të punësuar nga platforma “Punë të Mbarë”

schedule14:35 - 17 Shkurt, 2021

schedule 14:35 - 17 Shkurt, 2021

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evi Kushi, ka prezantuar një studente ekselente, e cila së fundmi është bërë pjesë e administratës publike, përkatësisht në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në sektorin e Përgatitjes së Fizibilitetit të Projekteve në Sport.

Kushi i ka uruar mirëseardhjen Inës në mënyrë simbolike.

Ju prezantoj me Inën, një studente ekselente që falë ‘Paktit për Universitetin’ ka fituar së fundmi kontratë 1-vjeçare pune si specialiste në Sektorin e Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projektit në Sport pranë MASR. Punë të mbarë Ina dhe mirë se erdhe”, shprehet Kushi.

Ina pasi mbaroi studimet “Bachelor” në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi dhe ato “Master” pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë në profilin “Gjuhësi e Sotme” me mesatare 10, aplikoi në platformën “Punë të Mbarë” në thirrjen e vitit 2020.

Platforma “Punë të mbarë” është një mundësi mjaft e mirë për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit. Ata përfitojnë përvojë kualifikuese, zhvillojnë aftësitë profesionale, si dhe njohin nga afër administratën publike. Kjo platformë që stimulon meriokracinë, lehtëson edhe kalimin e studentëve nga universiteti në tregun e punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!