Pakti “AUKUS”, Biden: Nuk ka Luftë të Ftohtë të re, mezi pres të flas me Macron

schedule21:09 - 20 Shtator, 2021

schedule 21:09 - 20 Shtator, 2021

Presidenti amerikan Joe Biden, i cili pritet të mbajë fjalimin nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së në Nju Jork pritet që të theksojë se nuk beson në idenë e një Lufte të re të Ftohtë me firmosjen e paktit “AUKUS”.

Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë amerikane, Joe Biden “do ta bëjë të ditur nesër se nuk beson në idenë e një Lufte të Ftohtë të re, me një botë të ndarë në copa“, tha burimi, mes rivalitetit mes Uashingtonit dhe Pekin. Presidenti amerikan “beson në një konkurrencë të fortë, intensive dhe të bindur ndaj parimeve“, shtoi burimi.

Joe Biden po shkon në Nju Jork me një fjalim unifikues.

Në fund të fundit, kreu i shtetit amerikan dëshiron t’i bëjë të ditur komunitetit ndërkombëtar se ai “mbylli kapitullin e luftës dhe hapi një kapitull kushtuar një diplomacie amerikane të individualizuar, të vendosur dhe efektive, të përcaktuar nga bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët për të zgjidhur problemet që nuk mund të zgjidhen me forcë ushtarake“.

Zyrtari i lartë vlerësoi, në lidhje me reputacionin ndërkombëtar të SHBA, se “korniza është kryesisht pozitive, pavarësisht nga perspektivat e ndryshme mbi Afganistanin dhe problemet me të cilat po përballemi tani me Francën“.

Lidhur me irritimin e Francës, zyrtari i lartë tha “Mezi po e presim këtë telefonatë (me Macron). Joe Biden dëshiron të ndajë dëshirën e tij për të punuar ngushtë me Francën në zonën e Indo-Paqësorit dhe në skenën ndërkombëtare. Unë mendoj se ata kanë një respekt të thellë për njëri -tjetrin“.

Franca akuzon SHBA-në se ka bërë pa informuar një aleancë të re, sipas së cilës Australia do të pajiset me nëndetëse amerikane duke anuluar kontratën që australianët kishin firmosur me francezët disa vite më parë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!