“Pako” për në Itali, arrestohet durrsaku i shumë kërkuar

schedule10:43 - 18 Maj, 2020

schedule 10:43 - 18 Maj, 2020

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44 vjeçar, i cili kërkohet nga policia italiane.

44 vjeçari rezulton i dënuar me më shumë se 5 vite burg në Itali për trafikim të lëndëve narkotike dhe pas përfundimit të procedurave do të ekstradohet atje.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në ndërkombëtar Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 44-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në ndërkombëtar Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!