Pako e dyshimtë, mbyllet dhe evakuohet aeroporti në Zelandën e Re

schedule15:00 - 17 March, 2019

schedule15:00 - 17 March, 2019

Aeroporti Dunedin në Zelandën e Re është evakuuar dhe mbyllur pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë në një nga ndërtesat e kompleksit. Lajmin e bën të ditur gazeta lokale “Nju Zeland Herald”, sipas së cilës edhe rrugët përreth aeroportit janë mbyllur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe specialistët e eksplozivëve. Informacionet mbi episodin janë të vakëta, por masat e sigurisë në vend mbeten të larta pas atentatit të së premtes ndaj dy xhamive, ku mbetën të vrarë 50 persona./abcnews.al