Pakistani vret të paktën 22 rebelë

schedule21:47 - 1 Shkurt, 2024

schedule 21:47 - 1 Shkurt, 2024

Forcat e Sigurisë në Pakistan kanë vrarë 22 rebelë gjatë në aksioni kundër separatistëve Baloch, të cilët kanë kryer sulme në shenjë hakmarrjeje kur Pakistani bombardoi bazat e tyre në Iran gjatë muajit janar.

Katër pjesëtarë të forcës së sigurisë dhe dy civilë janë vrarë kur rebelët sulmuan objektet e sigurisë në qytetin Mach në provincën e Baluchistanit. Ushtria çlirimtare e Baluchistanit ka marrë përgjegjësinë për sulmet e koordinuara.
Pas këtij sulmi, qeveria ka njoftuar për aksionin dhe vrasjen e 22 rebelëve. Quetta është kryeqytet i provincës së Baluchistanit dhe në të ka prezencë edhe të militantëve të ISIS-it. Në muajin janar, Irani ka sulmuar territorin e Pakistanit me arsyetimin se cak kishte grupet militante.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!