Pakistani uron Kosovën për ditën e pavarësisë

schedule11:16 - 17 Shkurt, 2024

schedule 11:16 - 17 Shkurt, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Kjo ministri i ka dërguar urimet më të përzemërta popullit dhe qeverisë së saj.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i shprehim urimet tona më të përzemërta popullit dhe qeverisë së saj”, thuhet në njoftim.

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit./abcnews.al