Pakistani përfshihet nga moti i keq/ 27 të vdekur, mes tyre 8 fëmijë

schedule13:54 - 11 Qershor, 2023

schedule 13:54 - 11 Qershor, 2023

Të paktën 27 persona , duke përfshirë tetë fëmijë  kanë vdekur pasi shirat e dendur dhe erërat e forta goditën pjesë të Pakistanit veriperëndimor, me shumicën e viktimave të shkaktuara nga shembja e ndërtesave, sipas autoriteteve.

15 njerëz humbën jetën në rrethin Banu, mes tyre pesë vëllezër e motra të moshës nga dy deri në 11 vjeç. Më shumë se 140 njerëz u plagosën dhe më shumë se 200 kafshë ferme ngordhën.

Moti i keq goditi katër rrethe në provincën Kiber-Pakistoonkwa të shtunën vonë dhe autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!