Pakistani përballet me krizën e sigurisë kombëtare, 92 të vdekur nga shpërthimi në xhami

schedule14:07 - 31 Janar, 2023

schedule 14:07 - 31 Janar, 2023

Numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar është rritur në 92. Sipas autoriteteve, objektiv i sulmit ishin policët. Xhamia është brenda një zone të sigurisë së lartë ndërsa po vijojnë hetimet se si sulmuesi arriti të hynte brenda.

Sulmi, një nga më të përgjakshmet në Pakistan në vite, ka lënë më shumë se 150 të tjerë të plagosur. “Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”, tha kryeministri Shehbaz Sharif. Ai shpalli ditë zie kombëtare.

Më shumë se 80 të plagosur po trajtoheshin në spital. Shpërthimi i së hënës është shenja e fundit e përkeqësimit të situatës së sigurisë në Peshawar, kryeqyteti i provincës Khyber-Pakhtunkhwa që kufizohet me Afganistanin dhe vendi i sulmeve të shpeshta nga talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban (TTP).

TTP është një organizatë e huaj terroriste e përcaktuar nga SHBA që vepron si në Afganistan ashtu edhe në Pakistan./abcnews.al