Pakistan/Sulm në stacionin hekurudhor, mbi 24 viktima

schedule13:32 - 9 Nëntor, 2024

schedule 13:32 - 9 Nëntor, 2024

Një shpërthim bombe ka ndodhur në një stacion treni në jugperëndim të Pakistanit këtë të shtunë.

Sipas njoftimit të policisë dhe zyrtarëve përkatës,bilanci i këtij sulmi ishte rreth 24 viktima dhe mbi 40 të plagosur në gjendje të rëndë.

Inspektori i përgjithshëm i policisë në Baluçistan, Mouzzam Jah Ansari,u shpreh se mbi 24 viktima u shënjuan nga ky sulm,në një prej zonave më të populluara të qytetit.Ai u shpreh se në qendër të sulmit ishte personeli i ushtrisë nga Shkolla e Këmbësorisë.

Sulmi u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit (BLA), një grup militant separatist, në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

BLA-ja kërkon pavarësinë e Baluçistanit, një provincë me rreth 15 milionë banorë që kufizohet me Afganistanin në veri dhe Iranin në perëndim. BLA-ja është grupi më i madh ndër disa grupe kryengritëse etnike që luftojnë kundër Qeverisë, duke thënë se ajo ia shfrytëzon padrejtësisht kësaj province burimet e pasura të gazit dhe mineraleve.

Pakistani është duke u përballur me një rritje të sulmeve nga militantët etnikë separatistë në provincën Baluçistan në jug dhe me sulme nga militantët islamistë në veriperëndim.Theksojmë se prej vitesh ka pasur kryengritje për shkëputjen e provincës jugperëndimore të pasur me burime. Kjo provincë është vendi i projekteve të mëdha të udhëhequra nga Kina, si një port dhe një minierë ari dhe bakri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!