Pakistan/ Rreth 1 000 të arrestuar gjatë protestave për ish-kryeministrin Imran Khan

schedule11:12 - 10 Maj, 2023

schedule 11:12 - 10 Maj, 2023

Rreth 1,000 njerëz janë arrestuar në Punjab të Pakistanit, provincën më të populluar të vendit, që kur shpërthyen protestat pas arrestimit të ish-kryeministrit Imran Khan, tha policia të mërkurën.

“Agjentët arrestuan 945 shkelës të ligjit dhe keqdashës në të gjithë krahinën”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se nga dhuna që shpërtheu pas arrestimit të ish-kryeministrit mbetën të plagosur 130 agjentë dhe zyrtarë.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Pakistanin, ndërsa të paktën një person është vrarë në qytetin e Quetta. Ish kryeministri i ka cilësuar akuzat për korrupsion si të motivuara politikisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!