Pakistan, për herë të parë një grua zgjidhet guvernatore e një province

schedule16:33 - 26 Shkurt, 2024

schedule 16:33 - 26 Shkurt, 2024

Në Pakistan për herë të parë, një grua u zgjodh guvernatore e një province. Maryam Nawaz, vajza e ish-kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, fitoi zgjedhjet në votimin për asamblenë provinciale të Punjabit.

Anëtarët e Asamblesë së Punjabit votuan në zgjedhjet e mbajtura për të përcaktuar kryeministrin e shtetit.

Në zgjedhjet ndaj të cilave protestoi Rana Aftab, kandidatja e Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit (PTI), nga partia e ish-kryeministrit të arrestuar Imran Khan, nënkryetarja e Ligës Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N) dhe vajza e ish-kryeministrit Sharif, Maryam Nawaz, u zgjodh në Asamblenë e Punjabit me 371 vende dhe mori votat e 220 anëtarëve.

E miratuar nga shumica, Nawaz u zgjodh si guvernatorja e parë femër e provincës në historinë e vendit. PML-N mban shumicën në Asamblenë e Punjabit me 193 vende.

Zgjedhjet në Pakistan

Komisioni Zgjedhor i Pakistanit më 11 shkurt shpalli rezultatet e zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare dhe asambleve provinciale të mbajtura më 8 shkurt.

Sipas rezultateve zyrtare, në zgjedhje, deputetët e pavarur të mbështetur nga PTI, partia e ish-kryeministrit të ndaluar Imran Khan, dolën në vendin e parë dhe PML-N, e udhëhequr nga ish-kryeministri Sharif, në vendin e dytë.

PTI proteston kundër rezultateve të zgjedhjeve të 8 shkurtit në të gjithë vendin me pretendimin se ka patur mashtrime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!