Paketa fiskale, eksperti kontabilist: Rënia e konsumit sjell vetëm recesion

schedule14:25 - 7 Nëntor, 2022

schedule 14:25 - 7 Nëntor, 2022

Altin Sulejmani, shoqata e kontabilistëve, i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që rënia e konsumit mund të çojë vetëm në një drejtim, drejt recensionit. Sipas tij, ankesat e prodhuesve shqiptarë për rritjen e taksave, janë ankesa që qëndrojnë, dhe paketa fiskale duhet parë në një nivel parimor, duke mos qenë thjesht një llogaritje matematikore, por të konsiderohet si një politikë fiskale.

Për kontabilistin Sulejmani, viti 2023 nuk është një vit i lehtë, pasi bëhet fjalë për një vit, për disa përbindësha që kishim kohë që nuk i dëgjonim, të tillë si inflacioni, rritja e çmimeve, dhe rrjedhimisht rënie e konsumit, e cila mund të çojë vetëm në një drejtim që është recensioni.

Ndërkohë, që sipas shtetit shqiptar ‘viti 2023 konsiderohet nga shteti shqiptar që është si një vit normal, sikur do ta dinin me siguri, sa do të jenë të ardhurat që do të grumbullohen, kjo lloj sigurie, kjo paketë e re fiskale, do duhej të ishte e koordinuar, kosto e parasë, është në rritje dhe do të rritet, do të sjellë një kosto më të lartë, edhe për biznesin privat, kriza e energjisë, nuk e dimë ende se ku do të shkojë, ky shtet duhet të mbante një fond konvergjence, apo fond rezerve’, u shpreh Sulejmani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!