Paketa e Sportit, Shyti: Premtuan gjel deti, doli kofshë harabeli!

schedule23:30 - 16 Janar, 2020

schedule 23:30 - 16 Janar, 2020

Artan Shyti, drejtori i përgjithshëm i Teutëë, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC Neës. Shyti foli për premtimin e qeverisë sa i takon ligjit për Paketën e Sportit.

“Ndërhyrja e Qeverisë ishte e shumë-planëshe. Premtonte dhe duhet të premtonte rritjen e financimit. Konkretisht, 45 lekë janë të shtetit dhe 55 të financiuesit. Më parë, 15% ishin të sponsorizuesve, 85 të shtetit. Sot është bërë më mirë. Një kompani që thotë kam sponsorizuar, le të më sjellë një dokument që e vërteton. Nuk besoj se ka një kompani të tillë.

Shteti të rrisë paratë që ka për sportin. Sot, lekët e shtetit, duhet të jenë të paktën 10 milion euro. Është kërkuar që shteti të mos marrë paratë e privatit. Nëse sportisti merr 5000 euro nga privati, shteti të mos i marrë 15%. Tani, është e vërtetë, por ne po themi që shto lekët e shtetit, shto kushtet që privati të investojë. Teknikisht, është rregulluar aspekti teorik i financimit.

Në planin makro, sporti nga gjithë kjo tentativë e nisur seriozisht nga Kryeministri, përballë futbollit dhe të tjerëve. Ky seriozitet, zbriti në një situatë pothuajse qesharake. U premtua gjel deti, doli kofshë harabeli”, përfundoi Shyti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!