Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me AKU-në dhe Policinë Bashkiake në zbatim të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla kanë zhvilluar kontrolle intensive.
Si rezultat i kontrolleve u evidentuan 4 raste të shitjes së produkteve ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë, dhe u ndëshkuan administrativisht, nga Policia Bashkiake, shtetasit përgjegjës.
Janë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, nga Policia Bashkiake, 4 shtetas, të cilët shitnin produkte ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë. /abcnews.al