Paketa e re fiskale, prodhuesit vendas të alarmuar nga taksat e reja

schedule14:14 - 7 Nëntor, 2022

schedule 14:14 - 7 Nëntor, 2022

Bizneset dhe prodhuesit vendas janë alarmuar nga taksat e reja të përfshira në paketën e re fiskale e cila po diskutohet në parlament. Të ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Antonela Hako, administratore e Hako shpk dhe Altin Sulejmani, nga shoqata e Kontabilistëve kanë shprehur kundërshtitë e tyre në lidhje me paketën e re fiskale.

Sipas administratores së Hako shpk Antonela Hako bizneset vendase kanë nisur diskutimet dhe bisedimet në Dhomat e Tregtisë si dhe me institucionet shtetërore si dhe me përfaqësues të parlamentit në lidhje me TVSH e qumështit pluhur si dhe akcizën e birrës.

Sipas administrators Hako kërkesat e biznesit janë për të mos u vendosur këto akciza sepse ato do të dëmtonin prodhimin vendas, si dhe do ta bënin atë të pakonkurrueshëm, sidomos birrën vendase me atë që vjen nga importi. Kjo do të sillte falimentim të bizneseve prodhuese shqiptare.

Për administratoren Hako jemi përpara një paradoksi, ‘ku nuk do të ketë më buxhete për investime, madje jemi të rrezikuar sesi do të arrijmë të mbijetojmë, nuk do të ketë më zgjerime të investimeve vendase, jemi treg i vogël, nuk konsiderohemi as për lëndët e para, kemi që nga janari i këtij viti, që lëndët e para rriten pa u planifikuar’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!