Kushtet në të cilat ndodhet biznesi si dhe paketa e re fiskale e cila pritet që të hyjë në fuqi në janar të vitit 2023 janë diskutuar në studion e ABC Live me ekspertin kontabël Altin Sulejmani.
Në një lidhje direkte me gazetaren Sibora Bitri, Sulejmani u shpreh se bizneset po hasin vështirësi të shumta, pasi nuk është thjesht rritja e çmimeve, por janë rritur dhe normat e interesit si dhe kemi edhe një forcim të monedhës tonë kombëtare ‘lekut’ në kursin e këmbimit.
Eksperti kontabël përmendi dhe faktin e rëndësishëm që biznesi po rëndohet edhe nga inflacioni, i cili është në rritje në të gjitha vendet europiane.
‘”Arsyet janë të shumta, të gjitha vendet po përballen me inflacion, lufta në Ukrainë, rritja e inflacionit, por ajo që po ndodh është që qeveritë nuk po marrin masa ndaj kësaj situate të re’. Nga ana tjetër, është inflacioni që është në rritje, në një ekonomi ku kaq shumë indikatorë janë rritur kaq shpejt, edhe pse nuk ndihen akoma efektet te konsumatori, zinxhiri, çmimet në rritje, konsumi do të bjerë, jemi në prag të një recensioni”, tha eksperti kontabël Altin Sulejmani. /abcnews.al