Paketa e ndihmës, Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm për qytetarët

schedule18:17 - 11 Gusht, 2020

schedule 18:17 - 11 Gusht, 2020

Të gjithë individët që nuk e kanë marrë ende pagën e luftës, si dhe kompanitë që nuk kanë përfituar prej saj pavarësisht se përmbushin kushtet kanë kohë deri në datë 25 gusht për paraqitjen e ankesës.

“Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë”, ka njoftuar Drejtoria e Tatimeve.

Njoftimi i plotë: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesi brenda afateve tё caktuara.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!