Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa e Maleve/ Rama: Dokumentet nga policia shkencore, zbuluam një operacion kriminal për marrjen e një sasie të madhe toke

schedule13:27 - 23 Tetor, 2025

schedule 13:27 - 23 Tetor, 2025

Në prezantimin e Paketës së Maleve me kryebashkiakët, kryeministri Rama tha se dokumentet do të kalojnë nga policia shkencore, ndërsa foli për tentativën e një pjese të madhe toke, me dokumente të falsifikuara.

“Në rastet kur ka një tokë shtetërore dhe ka interes zhvillimi shteti futet si partner. Ama në rastet kur toka figuron shtetërore por hyn te ajo kategori e tokave që nuk janë regjistruar për shkak se nuk është pranuar 7501 por nuk ka konflikte mes kufitarëvëve, hyn formula e dhënies. Së fundmi kemi zbuluar një operacion kriminal për marrjen e një sasie të madhe toke, me dokumenta të falsifikuara, dhe falë laboratorit të policisë shkencore kemi provuar të gjithë falsifikimin.

Duhet ta dinë të tërë ata që vijnë për tu regjistruar me këto lloj letrash që do kalojnë nga policia shkencore dokumentat. Dhe për këtë rastin që po flas do ta ndjekim deri në fund me prokurori gjykata e gjitha c’të jenë edhe pse atje pastaj, kur vjen puna te gjykatat aty hasim me situata anti shtet, akoma sot.

Kur po vija pash disa masa sigurie të Gjykatës Administrative, për këto ngrehinat e zënies së hapsirave publike, masa sigurie të vitit 2019 e vitit 2020. Akoma në masë sigurie, ato rrinë zaptues atje dhe gjykata bën sikur s’i sheh. Po kjo është temë tjetër. Tema këtu është toka që do të zhvillosh dhe për të cilën ligji 7501 nuk të shkon dhe për të cilën ke një plan investimi. Ky është thelbi i paketës së maleve.” tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!