Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Paketa e maleve, interes për Thethin/ Mbi 670 aplikime në Bashkinë e Shkodrës për të përfituar nga nisma e qeverisë

schedule15:10 - 22 Janar, 2026

schedule 15:10 - 22 Janar, 2026

Mbi 670 aplikues kanë shprehur interes për t’u përfshirë në paketën e maleve të bashkisë së Shkodrës, një iniciativë që synon të nxisë investimet dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm në zonat malore.

Sipas Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Shkodër, zona që ka tërhequr më shumë aplikime është Theth-Ndërlysaj, me 274 të tilla.

Sipas Bashkisë së Shkodrës, Paketa e Maleve do të krijojë mundësi konkrete për investime, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik lokal, rritjen e turizmit malor dhe forcimin e qëndrueshmërisë së zonave prioritare.



Duke marrë parasysh potencialin e lartë zhvillimor dhe interesin e shprehur edhe në zona të tjera, është dërguar kërkesë për shpalljen si zona prioritare edhe për fshatra të njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Postribë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!