Paketa e BE nis këtë vit/ Plani i rritjes, 76.7 milionë euro brenda 2024

schedule15:25 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:25 - 29 Tetor, 2024

Shqipëria do të përfitojë gjatë këtij viti fondet e para nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor me një fond total prej rreth 1 mld eurosh.Sipas relacionit të projektbuxhetit 2025 gjatë këtij viti vendi ynë  do të përfitojë një shumë prej 76.7 milionë eurosh nga fondi total ndërkohë që disbursimi pritet të vijoj  deri në vitin 2027.

Gjatë vitit të ardhshëm shuma e parashikuar për  të financuar  Shqipërinë rezulton  279.7 milionë euro për të vijuar në 2026 me 314.3 milion euro dhe  251,2 milion euro në vitin 2027. Komisioni Evropian miratoi më 8 nëntor të vitit 2023 planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor me synim për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të reduktuar pabarazinë e zhvillimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, krahasuar me vendet anëtare të BE-së. Ky plan synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, të nxisë investimet, të krijojë vende pune dhe të përmirësojë standardet e jetesës

Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor përmban përioritetet të organizuara sipas katër shtyllave, Rritja e integrimit ekonomik me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian, Integrimi në Tregun e Përbashkët Rajonal,Përshpejtimi i reformave themelore si dhe Instrumenti financiar lehtësuesi për reformën dhe rritjen.Fondi Për Ballkanin perëndimor kap vlerën totale prej 6 miliardë eurosh  nga të cilat 2 miliardë do të jenë grante, ndërsa 4 miliardë do të jenë kredi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!