Paketa antishpifje, Rama: Nuk ju hyn një gjemb në këmbë,liria e shpifjes është në nivelin më të lartë në vend

schedule10:00 - 20 Tetor, 2021

schedule 10:00 - 20 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të përbashkët me ambasadorin e BE ka komentuar disa nga pikat e raportit ku thekson se ajo që nuk ka bërë progres tashmë është BE dhe jo Shqipëria.

Sipas tij Shqipëria e ka bërë punën e saj, por BE dhe pse komisioni ja ka dërguar të bardhë mbi të zezë nuk e ka marrë mundimin që të ulet në tryeze.

Shqipëria i ka arritur rezultatet që duhej të arrihej, por është BE që nuk po arrin rezultatet. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë të rëndësishme këtu, nëse ne vijojmë procesin e reformave dhe misioni evropian që është dhe gjykatësi i vetëm në këtë proces pasi tjerët janë subjektivisht këto përparime nuk i bëjmë se do të shkojmë të marrim provimin, por që këto të qëndrojnë këtu dhe Shqipëria të bëhet gjithnjë e më mirë.

Nëse BE do të bëjë këtë punë dhe 10 vjet të tjera po ne çfarë do të bëjmë do i lëmë përgjys punën nuk do i çojmë deri në fund procesin e transformimit të të gjithë vendit. Ne do i bëjmë dëm vetes dhe këtë e bëjmë për veten tonë. Në këtë proces BE është e pazëvendësueshne, pasi përmes komisionit na ndihmon me instrumentat, sesi bëhen këto punë dhe me gjykimet e veta kritike dhe me financimet e veta dhe rezultatet do i shohim në të dy anët, nëse dikush duhet të thotë pse nuk janë arritur është BE pasi e merr të bardhë mbi të zeze nga komisioni dhe nuk paraqitet në tryeze. Gjërat në BE kanë logjikën e tyre dhe ne nuk mund ta ndryshojmë dhe të humbasim pasionin tonë për të parë problemet që ka ajo familje”, ka thënë Rama.

Ndërsa në lidhje me pikën e shënuar në raport për lirinë e medias, Rama është shprehur se nuk është dakord pasi sipas tij liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin e saj më të lartë.

Ndërkohë që ka theksuar se përsa i përket paketës antishpifje nuk është bërë asnjë lloj hapi më tutje.

“Pyetja në lidhje me lirinë e medias është një mundësi për të thënë sesi ne duhet të adoptohemi që ne duhet të bëhemi pjesë e kësaj familje. Unë nuk jam dakord me idenë që këtu liria e medias është në pikpyetje, nëse ka një vend mund të mos të të hyjë një gjemb në këmb dhe mund të krijosh çdo gjë përtej imagjinatës kjo është Shqipëria, përgjegjësi ime është që në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ti bëjmë tonat unë e kam filluar nga vetja dhe në progres raportin e 2021 unë nuk kam dhënë asnjë kontribuar duke kthyer përgjigje siç mendoja por nuk i nxjerr më nga goja me ju. Nuk e kam bërë me idenë që t’ju kërcas dhembët para jush, por si një person për të kthyer përgjigje duke bërë siç jam dhe unë. Unë tek ai raport skam asnjë gisht. Në aspektin e anti-shpifjes ne nuk e kemi çuar përpara, kur ai nuk ekzisto unë se do pse duhet që të keni shqetësim. Nëse më thoni se keni problem me TVSH që ka qenë përherë i pavarur dhe është njëlloj si të gjithë të tjerët. Është një proces dhe lira e shpifjes është në nivelin e saj më të lartë, në asnjë nga vendet nga ato media që unë ndjek nuk mund të them se ekziston si në Shqipëri. Liria e Shpifjes në Shqipëri është në nivelin më të lartë. Ne jemi sovran por vendimi për të hyrë në këtë familje është vendimi sovran i çdo shqiptari. Unë personalisht nuk më pëlqen qasja e tyre në raport me duket e padrejte”, la thënë Rama. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!