Venecia publikon raportin përfundimtar: Paketa anti-shpifje nuk është gati për miratim

schedule16:39 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:39 - 19 Qershor, 2020

Abc News zbardh opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për paketën anti-shpfije. Raporti sugjeron se është e dobishme të rishikohet metoda e zgjedhjes së AMA-s dhe anëtarëve  të këshillit të Ankesave.

“Këto organe të kanë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, të përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe të gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe kontrollin e korporatave”

Komisioni i Venecias bie dakord që projekt-ndryshimet nuk janë gati për miratim në formën e tyre aktuale. “Ligji ka paqartësi dhe ka të ngjarë të ketë një efekt frenues, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik”.

LEXO EDHE: Rama: Mirënjohje për raportin e Komisionit të Venecias, të garantojmë mbrojtjen nga shpifja

Për të adresuar problemin e mediave të papërgjegjshme, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur e funksionues ku të jenë të aktorët përkatës të komunitetit të mediave, të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe  llogaridhënies i mediave online.

Komisioni i Venecias kujton se sanksionet e rënda nuk duhet të bëhen menjëherë të detyrueshme; procedurat gjyqësore në raste të tilla duhet të kenë një efekt pezullues dhe gjykatat duhet të ketë fuqinë të rishikojë përmbajtjen e vendimeve në kuadrin e procedurave të cilat ofrojnë garanci themelore të gjykimit të drejtë.

Raporti e konsideron ligjin jashtëzakonisht problematik për lirinë e mediave, në pikën për masat ndëshkuese përmes gjobave./abcnews.al