“Paketa Anti-KÇK”, qeveria dërgon në Kuvend 5 projektligje, ndryshon ligjin për policinë

schedule12:30 - 12 Shkurt, 2020

schedule 12:30 - 12 Shkurt, 2020

Qeveria këtë të mërkurë ka dërguar në Kuvend një tjetër nismë të paketës anti- KÇK, ligjin për agjencinë që administron pronat e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi.

Gazetarja e ABC News Esiona Konomi raporton se qeveria ka dërgua në kuvend  5 projektligje të tjera.

Në kuvend janë dërguar për shqyrtim ligji për policinë e Shtetit, ligji për Administrimin e pasurive të sekuestruara, në ligjin aktual të antimafjas, gjithashtu projektligji për ndryshime në Kodin Penal dhe në kodin e Procedurës Penale.

“Në ligjin e policisë së shtetit shtohen kopetenca mbi të cilat atyre që ishin dhe ka filluar punë OFL gjithashtu i shtohen kopetenca drejtoreve të policisë, jo vetëm të përgjithshmit por dhe drejtorëve rajonale për të përgjuar indicvidë tre deri në 6 muaj. Mundësia që i jepet policisë për të  përgjuar individe bëhet jo detyrimisht me leje të gjykatës apo prokurisë, gjë që deri më tani është bërë me konfirmim të prokurorit të rrethit, duke forcuar kopetencën e policisë gjithashtu kjo bën që policia mund të cënojë të drejtat dhe liritë e personave. Ligji për menaxhimin e aseteve të sekuestruara, kjo agjensi që deri tani ka menaxhuar këto pasuri që ka menaxhuar këtë ka qenë në varësi të ministrisë së Financave tashmë ka kaluar te ministriae Brendshëm, Ligji për Antimafjan përshtaten me ligjin e ANTI KÇK, në kdin Penal shtohet një vepër e re penale që ka të bëjë me me ato persona që vijojnë të mbajnë pasuritë e sekuestruara, e thenë ndryshe nëse nje personi i është sekuestruar një restorant dhe ai pas sekuestrimit ai vijon që ta përdorë atëgherë ai do të dënohet 3 deri në 7 vite burg nga gjykata. Ndërsa në kodin e Procedurës Penale propozohen ndryshime të afateve të shqyrimit të çështjeve sipas aktit normativ Anti KÇKme të cilën po punon OFL,” ka sqaruar gazetarja Esiona Konomi për abcnews.al.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjithë këto projektligje që janë dërguar në Kuvend dhe akti normativ që OFL ka vijuar të punuar duhet që ti ndështrohen punës në komisionet Parlamentare, Komisionin e Ekonomisë, të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare vetëm një nga projektligjet do të kalojë në mënyrë të përshpejtuar dhe ai është ligji për mënyrën e menaxhimit të pasurive të konfiskuara që do të shqyrtohet në mënyrë të peshpejtuar dhe duhet të miratohet javën e ardhshme në Parlament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!