Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se miratimin e oaketës “Anti-KÇK”, ndaj të ashtuquajturve “të fortë”, të ardhura te të cilëve janë siguruar nga veprimtari kriminale, do u nxihet jeta.
Ndër të tjera nga foltorja e Kuvendit, Balla ka theksuar se fokusi i qeverisë është tek lufta ndaj krimit, dhe sipas tij është e pamundur se si opozita jashtëparlamentit është në kundërshtimtë çdo gjëje të mirë që bëhet në këtë vend.
“Fokusi i Kuvendit duhet të jetë te çështjet e përditshme. Padyshim dhe unë nuk dua që t’i ndajmë temës së ditës, pasi pash deputetë të caktuar të opozitës kishin rezerva, apo mosdakordësi lidhur me paketën ‘Anti-KÇK’, për verifikimin e pasurive të vëna nga gupet kriminale, apo dhe nga veprimtaritë terroriste. Nuk di dhe nuk mund të gjejë me përjashtim të opozitës jo parlamentare, ata kanë të drejtën e tyre ta kundërshtojnë,” tha Balla.
Numri dy i PS-së mes të tjerash nuk kurseu ironitë për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa pohoi se ky i fundit po qan pasi nuk e do këtë akt normativ.
Ndër të tjera ai ka theksuar se me miratimin e kësaj pakete do tu nxihet jeta të gjithë atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe që janë përfshirë me krimin e organizuar.
“E mirëkuptoj Lulzim Bashën që po qan sot e gjithë ditën dhe dje se qeveria e drejtuar nga Rama, në betejë pa kompromis, ka miratuar akt normativ që ai nuk e do. Po ju jo, unë i jam mirënjohës shumicës, pasi dallimi juaj me opozitën e vjetër është se ju e keni mbështetur reformën në drejtësi. Ka ndonjë që e gënjen Luli akoma dhe se ka mbështetur. Në këtë frymë do të doja që t’ju ftoja që sapo akti normativ të ketë mbyllur shqyrtimin në komisione, ne do ta ratifikojmë. Ne duhet t’ja nximë jetën të gjithë atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe komunitete dhe që me paratë e ardhura nga bota e krimit kanë ndërtuar dhe kanë pasuri që nuk justifikojnë. Nuk është se po shpikim ne rrotën në këtë qasje, por është model që e kanë bërë dhe vende të tjera. Ne i kemi ligjet. Është ngritur SPAK o Lulzim dhe e ka detyrë funksionare hetimin. Edhe sot e ka detyrim që të identifikojë dhe monitorojë persona të përfshirë në rrjete”, është shprehur ndër të tjera Balla./abcnews.al