Juventusi vendosi të bëjë ndryshime në stol verën e kaluar dhe objektivi i bardhezinjve ishte që të luanin një futboll më të bukur e ofensiv. Maurizio Sarri zëvendësoi Max Allegrin, por shumica e popullit juventin nuk është i kënaqur aspak me ish-trajnerin e Napolit.
Skuadra nuk po prodhon futbollin që presin të gjithë dhe humbja e fundit në fushën e Veronës ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit në stolin e “Zonjës së Vjetër”. Juventusi ndodhet brenda objektivave, por do garojë fort deri në fund me Interin dhe Lazion për titullin kampion.
La Repubblica raporton se presidenti Agnelli po mendon të rikthejë Max Allegrin në pankinë. Drejtuesit e bardhezinjve janë penduar për ndryshimin në stol dhe po shanset e rikthimit të Allegrit po rriten. Ky i fundit drejtoi për pesë sezone kampionët dhe ia doli të fitojë 11 trofe, teksa ka mbërritur dy herë në finalen e Champions League me Juventusin. /abcnews.al
